Në zbatim të masës "detyrim paraqitje", Kryemadhi paraqitet në SPAK
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Prill 2026, 11:08

Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Paraqitja e Kryemadhit në SPAK vjen në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Monika Kryemadhi akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

