"Ne strehuam familje nga Kosova që ikën nga spastrimi etnik", Xhaçka në OKB: Ukraina më rizgjoi ndjenjën e pafuqisë

Këshilli i Sigurimit te OKB ka mbajtur një takim për luftën dhe llogaridhënien e asaj qe po ndodh ne Ukrainë.

Ministrja e Jashtme shqiptare Olta Xhaçka  tha se është shumë e rëndësishme që bota të dijë që Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës ka dokumentuar mbi 8 mijë raste të krimeve të kryera nga ushtria ruse.

Xhaçka: Unë vij nga Ballkani Perëndimor. Një rajon që deri më 24 shkurt 2022 cilësohej si teatri i luftës së fundit në Evropë. Skenat e gjakderdhjes dhe shkatërrimit që ne shohim në pamjet që vijnë nga Ukraina, godasin shumë më ndryshe dikënd për të cilin lufta dhe krimet e luftës nuk janë gjëra për të cilat lexoni në librat e historisë, por kujtime nga disa dekada më parë. Në vitin 1999 vendi im, familja ime, strehoi familje që kishin ikur nga lufta brutale dhe fushata e spastrimit etnik në  Kosovë. Thellë në memorien time nga ajo kohë ka mbetur ajo ndjenja e pafuqisë për të ndaluar atë që po ndodhte duke besuar fort se kushdo që po i kryente ato krime të tmerrshme duhej të paguante. Kjo ndjenjë u rizgjua tek unë dhe tek shumë njerëz në Shqipëri dhe në mbarë botën, kur nga Ukraina u shfaqën imazhet e tmerrshme, ku krime të tilla po kryheshin para syve tanë kundër njerëzve të pafajshëm, në një vend që nuk kishte bërë asgjë për të provokuar sulmin kundër tij.

EMISIONET