Në Shëngjin vijnë pushuesit e parë. Kërkojnë më shumë pastërti e rregull
Në Shëngjin kanë mbërritur pushuesit e parë
Nuk mungojnë ata që po bëjnë plazh, duke shijuar rrezet e diellit dhe freskinë e detit.
Shqiptaret e Kosovës vijojnë të jenë më besniket e këtij bregdetit.
"Na pëlqen se është vend shumë i mirë"
E konsiderojnë Shëngjinin një zonë mjaft atraktive për turizem, por kërkojnë më shumë pastërti dhe rregull.
"Duam pastërti e rregull" thonë ata
Bashkia Lezhë po bën përgatitjet e fundit për nisjen zyrtare të sezonit turistik.
Vemendja kryesore është përqëndruar tek pastrimi i territorit, ndërsa është drejt fundit lidhja e kontratave për stacionet e plazhit.
Ermal Pacaj Nënkryetari i Bashkisë Lezhë thotë se thuajse është mbyllur procesi i stacioneve të plazhit.
Bregdeti i Shëngjinit është kthyer në një nga destinacionet më të përlqyara nga vendas dhe të huaj, ku dhe këtë vit pritshmeritë janë për një sezon turistik të suksesshem.

