Në radhë për karta/ Qytetarët në Elbasan presin rinovimin: Po i bëjmë për zgjedhje, por edhe për shërbimet tjera!

Në prag të zgjedhjeve të 14 majit qytetarët në elbasan po dynden në zyrat e ALEAT për të bërë rinovimin e dokumenteve të identifikimit, në mënyrë që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votimeve. Pavarësisht se qeveria ka vendosur që çdo qytetarë do të votojë edhe me dokumente të skaduara, në elbasan ata shprehen se presin disa orë në radhë për tu pajisur me një ID të Vlefshme!

Janë radhët e qytetarëve në zyrat e ALEAT në Elbasan!

Në prag të zgjedhjeve të 14 majit qytetarët po presin për të rinovuar mjetin e tyre të identifikimit!

“Që në orën 8:00 kemi ardhur për të zënë radhën, por s’kam mbaruar punë ende, se ka shumë njerëz”, thotë një qytetare.

“Edhe sikur të jetë për zgjedhje, ne jemi qytetarë me të drejtë vote”, thotë një tjetër qytetar.

“Po duhet, me rastin e votimeve patjetër duhet si dokument”, thotë qytetari.

Ata thonë se nuk dinë të përdorin sistemin për të lënë takim online, dhe të mos pesin në radhë

“Nuk i di unë këto rregulla. Vitin e kaluar e kam nxjerrë kartën time pa rezervim, tani këta e dashkan me rezervim”, thotë një qytetare.

“Jo nuk jetojmë këtu dhe nuk i dimë rregullat”, thotë një tjetër qytetar.

Por jo vetëm për zgjedhje, edhe për shërbimet e tjera thonë se duhet të jenë të pajisur me kartë identiteti.

“Karta duhet si në shëndetësi dhe kudo. S’ka lidhje me zgjedhjet, se nuk shkon dot të marrësh një asistencë pa kartën”, thotë një qytetare.

Një ditë më parë Ministri i Brendshëm Blendi Çiçi tha se qeveria ka vendosur që të gjithë qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës edhe me dokumente të skaduara.

elbasan ersid karaj karta

EMISIONET