Në pritje të vendimit për shkarkimin, Meta: Asnjë institucion nuk shpëton nga llogaridhënia, përfshirë Kushtetuesen
Brenda 30 ditëve, Gjykata Kushtetuese do të vendosë fatin e Ilir Metës për postin e tij në Krye të Shtetit.
Në një konferencë për mediat, Meta tha se ka respektuar çdo vendim të Kushtetueses por theksoi se asnjë institucion nuk mund të dalë mbi sistemin e llogaridhënies, përfshirë gjykatën më të lartë të vendit.
Ai theksoi se çdo vendim i sistemit tonë gjyqësor që dështon në dhënien e drejtësisë dhe shkakton pasoja serioze për shtetin e shqiptarët.
Pyetje: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme dhe nuk mund të vihen në diskutim nga asnjë organ i shtetit, madje as prej vetë asaj. Gjykata ka përballuar një vit pune të intensive, Presidenti ka vënë në diskutim vendimet e saj dhe ka shprehur vlerësime për anëtarët e saj nisur nga vendimmarrjet e tyre. Mendoni se ky qëndrim përfshihet në kompetencat dhe të drejtën e shprehjes së kryetarit të shtetit?
Meta: Presidenti ka zbatuar çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese nuk ekziston një rast i vetëm që të ketë refuzuar. Në Republikën e Shqipërisë asnjë institucion nuk mund të dalë mbi sistemin e llogaridhënies, përfshirë Gjykatën Kushtetuese. Prandaj edhe në Kushtetutë është parashikuar procedimi disiplinor dhe për anëtarët e Kushtetueses për të garantuar llogaridhënien e tyre para ligjit. Gjykata Kushtetuese ka karakter suprem por jemi anëtarë të shumë konventave ndërkombëtare e Europiane. Çdo vendim i sistemit tonë gjyqësor që dështon në dhënien e drejtësisë dhe shkakton pasoja serioze për shtetin e shqiptarët, ngarkon me përgjegjësi dhe autoritetet që kanë shqyrtuar çështjet jashtë standardeve europiane.


