Në mëngjes postoi foto në Facebook i përqafuar me gruan, në darkë i mori jetën me duart e tij

Në mëngjes postoi foto në Facebook i përqafuar me gruan,

Rrëqethin detajet nga vrasja tragjike e shqiptares në Greqi, e cila u mbyt për vdekje nga bashkëshorti mbrëmjen e djeshme, 5 dhjetor.

Mëngjesin e djeshëm vrasësi ka postuar në Facebook një  foto krahë për krahë me gruan , ndërsa në mbrëmje i mori jetën me duart e tij, shkruajnë mediet greke.

Miqtë dhe të afërmit virtual të çiftit janë shokuar nga vrasja tragjike, pasi në mëngjes ishin vetë ata që komentonin foton e çiftit, duke i uruar për jetën e tyre të lumtur bashkëshortore, ndërsa pak orë më vonë lexuan lajmin e trishtë të vrasjes së mikes së tyre.

Madje, çifti nga Elbasani gjatë gjithë ditës i është përgjigjur me shumë gëzim komenteve, me pasojë asnjëri nga të afërmit nuk  ka kuptuar se mes tyre ka pasur diçka që nuk shkonte.

E njëjta gjë ndodh edhe në profilin e djalit 11-vjeçar të familjes në Facebook , i cili në të njëjtën ditë ka bërë dy postime. Në të parin ai ka postuar një foto i  përqafuar  me nënën dhe pak më vonë një foto tjetër me babanë.

Sipas dëshmive të fqinjëve, mësohet se çifti kishte konfliktuar me zë të lartë mbrëmjen e djeshme dhe se 40-vjeçari e mbyti bashkëshorten, ndërsa 2 fëmijët e tyre 8 dhe 10 vjeç,  flinin gjumë në dhomën ngjitur, ku u vra e ëma.

Gjatë zënkës situata agravoi, e si pasojë 40-vjeçari mbyti gruan 36-vjeçare, e më pas u largua nga shtëpia.

 Megjithatë, pak më vonë ai telefonoi policinë, duke thënë: “Më duket se kam mbytur gruan time”.

Në momentin që Policia mbërriti në vendngjarje, gjeti  trupin e gruas së vdekur dhe bashkëshortin vrasës duke qendruar pranë kufomës. Në rrëfimin e tij të parë për Policinë, 40-vjeçari ka thënë se po zihej me gruan, pasi kjo e fundit donte të ndahej nga ai.

EMISIONET