“Në mbështetje të arsimit profesional”, Rama ndan pamjet nga projekti i shkollës “Arben Broci” në Shkodër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2024, 08:22

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamjet e projektit të shkollës profesionale “Arben Broci” në Shkodër.
Në një postim në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë shkruan se kjo shkollë është pjesë e një zinxhiri veprash të reja arsimore për të mbështetur arsimin profesional.
“Mirëmëngjes dhe me projektin e rilindjes së shkollës profesionale “Arben Broci” në Shkodër, pjesë e një zinxhiri veprash të reja arsimore në mbështetje të ambicies sonë për Arsimin Profesional për Shqipërinë 20230”, shkruan Rama.

