Në KZAZ Kamëz ndërpritet numërimi deri në orën 16:00/ Deri tani janë numëruar vetëm 18 kuti votimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2021, 10:23
Në KZAZ nr 27 të Kamëz është ndërprerë numërimi pasi komisiorët socialistë kanë kërkuar pushim.
Numërimi ka vijuar deri në orën 10:00 dhe më pas komisionerët e PS-së kanë kërkuar pushim i cili mund të zgjasë deri në orën 16:00
Deri tani janë numëruar 18 kuti dhe janë në proces numërimi edhe 3 kuti të tjera, raporton gazetarja e Ora News, Keti Banushi.
Në këtë KZAZ numërimi ka nisur në orën 02:30 të mëngjesit. Janë për tu numëruar afro 70 kuti të tjera.

