Në Kosovë po njohur gjenocidin serb, Berisha akuzon Ramën dhe premton dyshtetësi e heqje të taksës së Rrugës së Kombit
Kreu i Partisë Demokratike ironizoi mbledhjen e dy qeverive në Prishtinë dhe akuzoi kryeministrin Rama se shkoi atje duke mos njohur dhe mohuar gjenocidin serb ndaj Kosovës.
Kjo, tha Berisha, është forma më e lartë e tradhtisë kombëtare.
"Ti mohosh këto është njëlloj si të shkelmosh mbi shpirtrat, gjakun e tyre. Por kur këta janë shqiptarë kjo është forma më e lartë e tradhtisë kombëtare."
Berisha tha se shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë presin marrëveshje konkrete dhe për këtë u zotua se do t'ja arrijë ai sapo të kthehet në pushtet.
"Dyshtetësinë apo shtetësinë sipas dëshirës krahas njohjes së gjenocidit ciklik. Kjo do të jetë marrëveshja e parë përveç heqjes së taksës në Rrugën e Kombit, që do firmoset nga qeveria e ardhshme e PD."
PD, tha Berisha, në aksionin e saj parësor ka protestat popullore kundër qeverisë Rama.
"PD nuk mund të qëndrojë vetëm në një lloj veoprimtarie. Koha e thërret atë të ketë një aktivitetet të shumëllojshëm dhe shumplanësh.Protestat janë dhe mbeten në rendin e ditës së kësaj partie."
Ai foli për reformën zgjedhore e territoriale, ku akuzoi Enkelejd Alibeaj se po përdoret si fasadë nga Rama.
"Konsideroj këtë akt të Alibashës si një nga aktet më të shëmtuara që ai bën në kurriz të vendit me Edi Ramën."
Thirrjen në Prokurori të Gazment Bardhit për ngjarjet e Elbasanit e cilësoi hetim të njëanshmëm, duke kërkuar nga organi i akuzës të bëjë të njëjtën gjë me Taulant Ballën.
"Pa thirrur Taulant Ballën nuk bën asgjë tjetër vetëm provon SKAPIN e partisë. Taulant Balla nxori njerëzit me karta dhe lista votimi duke shpërndarë para. Unë nuk jam për hetime të njëanshme, unë jam për hetime të vërteta."
Në konferencën për media Sali Berisha prezantoi drejtorin e ri të zyrës së shtypit dhe komunikimit të PD-së, analistin Alfred Lela.

