Në gjykatë efektivi i komisariarit nr 2, në makinë me dy persona në hetim, iu gjet dhe qese me kokainë

Gjykata e posaçme ka lënë në burg oficerin e patrullës së përgjithshme në komisariatin nr 2 Elefterios Sullaj si dhe 2  shokët e tij Mikel Zhegu dhe Ersi Tafa, të cilët u arrestuan tri ditë më parë si të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Në momentin e arrestimit Sullaj ishte në makinë së bashku më 2 shokët e tij ku po lëviznin në zonën e njohur si Rruga e Kosovarëve ku gjatë kontrollit u gjet edhe një qese me lëndë të dyshuar narkotike.

Sipas burimeve nga organi i akuzës pas arrestimit, mësohet se polici ka pranuar që është përdorues droge dhe kishte miqësi me Mikel Zhegun dhe se nuk kishte shpërndarë kurrë drogë apo që të kishte kryer korrupsion.

“Kam shpërdoruar detyrën vetëm nga kontaktet që ka pas me mikun e tij,” mësohet të jetë shprehur ai.

Oficeri i arrestuar është djali I ish-zv. drejtorit të policisë Pandeli Sullaj. Më herët efektivi ka shërbyer në repartin Shqiponja ku ishte në grupin e Nevaldo Hajdarajt. Por pas vrasjes së Klodian Rashës grada e tij u ul duke u transferuar në komisariatin nr 2 në kryeqytet.

 Eleftherios Sullaj, u arrestua më 1 korrik 2021 pasi akuzohet “për prodhim dhe shitje të lëndës narkotike”, “korrupsionit” dhe “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”.

 

 

EMISIONET