Në gjendje të dehur hodhi dy granata në lumë, arrestohet 47-vjeçari në Gjirokastër

Në gjendje të dehur hodhi dy granata në lumë, arrestohet

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 49-vjeçar për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit."

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A.Sh, banues në fshatin Fushbardhë.

Sipas policisë, i arrestuari në gjendje të dehur ka hedhur në lumë dy granata mesnatën e 26 korrikut.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë neutralizimin dhe prangosjen e tij.

Nga kontrolli që është ushtruar në banesë u gjetën 6 granata, ndezësa dhe 5 kallëpe tritoli.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

EMISIONET