Në foto Bledar Muça, pronari i lokalit i cili mbeti i vrarë në atentatin e mbrëmjes së sotme

Në foto Bledar Muça, pronari i lokalit i cili mbeti i vrarë

Ky është Bledar Muça, pronari i një lokali i mbeti i vrarë në një atentat të ndodhur mbrëmjen e sotme (23 gusht 2021) në qytetin e Lushnjes.

 Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:15 në qendër të qytetit.

Viktima është pronari i lokalit ku ndodhi atentati. Ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një makinë tip "Benz", duke lënë të plagosur edhe 3 persona të tjerë.

Në mjet kanë qenë dy persona, raporton Ora News.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një zonë mjaft të populluar duke krijuar panik dhe frikë mes banorëve

Tre të plagosurit janë transportuar në spitalin e Lushnjes për ndihmë mjekësore. Ata janë identifikuar si Judin Velo, Ervis Tafa dhe Sara Liçi. 

EMISIONET