Në Elbasan kërcet arma, kujdestarja police e gjarprit humb arsyen dhe sulmon gazetarët me fjalor rruge

Në Elbasan kërcet arma, kujdestarja police e gjarprit humb arsyen dhe

Anisa Kostani, policja e Elbasanit që u bë e njohur në media për gjaprin që mbante si kafshë shtëpiake, duket se e ka marrë me shumë zell punën aq sa ka marrë përsipër tu kthehet me fjalor rruge gazetarëve dhe gazetareve që i prishin imazhin qytetit me "të pavërteta" sipas saj edhe pse aty "zien" krimi dhe kërcet arma netëve të nxehta dhe të ftohta, natën dhe ditën.

Ngjarja më e fundit ishte ekzekutimi i 33-vjeçari Madrit Ulqinaku mbrëmjen e të mërkurës, 17 gusht, nën hundën e policisë dhe në mes të njerëzve.

Autori i dyshuar i vrasjes, 18-vjeçari Horgito Peqini iku në drejtim të paditur duke mos u kapur nga uniformat blu.

Por ky detaj për Kostanin është i parëndësishëm. Policia e Elbasanit, thotë ajo, është duke bërë punë të shkëlqyer, të cilën vetëm “qorrat” dhe ata që i kanë marrë “provimet nga profesora Don Zhuanë” nuk e shohin.

Në Elbasan kërcet arma, kujdestarja police e gjarprit humb arsyen dhe

EMISIONET