Në Durrës polici përplas me makinë fëmijën 3 vjeç. Në Elbasan i moshuari digjet në banesë

Në Durrës polici përplas me makinë fëmijën 3
Foto ilustruese

Dy ngjarje janë shënuar paraditen e sotme në Elbasan e Durrës. 

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Kuqan të Elbasanit. Mësohet se brenda shtëpisë ka qenë një burrë i moshuar, i cili ndodhej në krevat pasi ishte i paralizuar.

Ai ka marrë plagë djegie dhe është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor. Mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë është bërë e mundur shuarja e flakëve . Paraprakisht thuhet se zjarri është shkaktuar nga një cigare e lënë ndezur nga i moshuari.

Ndërkohë në Durrës një aksident u shënua mesditën e sotme. Një efektiv policie duke drejtuar makinën e tij private ka aksidentuar një fëmijë të mitur.

“Më datë 25.11.2021, rreth orës 12:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasi L. L., punonjës policie, duke drejtuar automjetin e tij privat, ka aksidentuar një fëmijë të mitur 3 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET