Në Drenovë lahen me kova, banorët e fshatit në Korçë ankohen për furnizimin me ujë

Kovat e bidonët mbizotërojnë në oborret e shtëpive në Drenovë të Korçës.

Mbushja er kovave me ujë është alternativa e vetme që kanë banorët e fshatit Drenovë për t'u furnizuar për nevojat e tyre. Ne e shohim që në këtë fshat nuk ka ujë të pijshëm.

Uji në çezma thonë se rrjedh me orare të kufizuara, këto ditë të nxehta vere.

Ndaj janë kthyer tek praktikat mesjetare.

"Vjen uji 1 orë. Në orën 7 më hapet dhe në 20:00-20:30 jam pa ujë. Shkojmë me kanaçe lajmë sytë si qëmoti. Për t'u larë mbushim një kovë dhe  lahemi," thotë banori.

Furnizimi i kufizuar me ujë është shqetësim i vjetër në fshatin e njohur si vendlindja e Asdrenit.

Prej dy muajsh thonë se e është përkeqësuar.

"Hiç presim. S'ka, e kemi me orar," thotë banorja.

Drenova konsiderohet lagje e Korçës për shkak të afërsisë në kilometra, por banorët ndjehen të harruar për shkak të shërbimeve që nuk i marrin si taksapagues.

"Drenovën e kanë lënë shumë mbrapa," thotë banori.

Emigrantët e kthyer për disa ditë në vendlindje janë më të zhgënjyerit.

"Vijmë 5 ditë këtu të rrimë, të shlodhemi. Probleme me ujin, me korrentin. Uji vjen në 6 të mëngjesit deri në 8, nuk arrijmë as të lahemi," thotë banori.

Rënia e prurjeve në depon shpërndarëse për shkak të vapës është një prej arsyeve të mungesës së ujit në Drenovë, ku banorët në vazhdimësi kanë kërkuar zgjidhje përfundimtare!

"Ishte një fshat i shkëlqyer, me tradita të shkëlqyera por ky fshat mbeti i fundit në rrethin e Korçës," thotë banori.

EMISIONET