''Në disa vende të BE, nuk ekziston gjykata Kushtetuese'', Zhllima: Ne abu*ojmë me të

Avokati, Gylsen Zhllima i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se ne kemi diçka që abuzojmë me gjykatën Kushtetuese.

Zhllima: Mungesa e një kulture politike perëndimore na ka bërë që të vejmë në diskutim vendimet e gjykatës jo vetëm Kushtetuese por edhe të gjykatave të tjera.

Ne jemi në një situatë ku kultura jonë kur atëherë na cënon një vendim kushtetues  ose një vendim të një gjykate, vijmë në atë momentin se si të shmangim përgjegjësinë e zbatimit të një vendimi gjyqësor.

Përsa i përket kryetarës së gjykatës Kushtetuese, konferenca që bëri në prezencën e kryetares së Kuvendit ishte një mesazh i qartë edhe përpara faktorit ndërkombëtar të kuptonin që në BE nuk shkojmë duke bërë interpretim dhe keqinterpretim të Kushtetutës.

Sepse ne jemi një nga vendet të pakta në BE që kemi gjykatë Kushtetuese.

Në vendet e tjera nuk ekzistojnë gjykatat Kushtetuese ashtu siç kemi ne si vendi jonë.

Ne kemi diçka që abuzojmë me gjykatën Kushtetuese.

 

EMISIONET