Kuvendi vendos me 9 qershor “fatin” e Metës, PS: Çlirojmë Presidencën

Fati i Ilir Metës, President, do të vendoset në 9 qershor në orën 10:00.  Pas hartimit të raportit nga komisioni hetimor, konferenca e kryetarëve i la disa ditë kohë deputetëve për tu njohur me dokumentin voluminoz. Taulant Balla tha se iniciativa për shkarkimin e Metës ka ardhur si nevojë për të çliruar institucionin e Presidentit nga një pengmarrje politike.

Në 9 qershor Kuvendi do të mblidhet për të shkarkuar Presidentin, Ilir Meta. Konferenca e kryetarëve i la disa ditë kohë deputetëve të njihen me raportin voluminoz prej 100 faqesh të komisionit hetimor parlamentar.

"Deputetët do të marrin kohën e duhur për ta shqyrtuar."

Por sa besim ka Partia Socialiste se Gjykata Kushtetuese do ti pranojë argumentat,  e të shkarkojë Ilir Metën?

"Është institucion i pavarur, duhet të mësohemi që vendimet e gjykatave janë të formës së prerë dhe ato nuk interpretohen ose nuk komentohen nga politikanët."

 

Neqoftëse Gjykata Kushtetuese do ta shkarkojë Ilir Metën, sekretari i Përgjithshëm i socialistëve Taulant Balla, tha se Presidenti i ri do ti ofrohet për konsensus edhe opozitës bashkë me një paketë tjetër bashkëpunimi.

"Pse jo të jetë pjesë e një pakete të rëndësishme bashkëpunimi dhe me opozitën e re që do të rikthehet në Kuvendin e Shqipërisë në 9 shtator. Besoj që me opozitën parlamentare të legjislaturës së re do të kemi mundësi që këto çështje ti adresojmë së bashku nën nevojën që sot Shqipëria ka për të zhvilluar dhe pasur një klimë të re dialogu konstruktiv mazhorancë-opozitë."

Balla tha se iniciativa për shkarkimin e Ilir Metës ka ardhur si nevojë për të çliruar institucionin e Presidentit nga një pengmarrje politike.

EMISIONET