Në 14 ditë, 4 të vrarë - Kadillari: Vrasja e Kristian Markut e mirëorganizuar, policia dhe drejtësia nuk po vepron

E ftuar në emision e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ gazetaria Aulona Kadillari foli mbi sitautën alarmante të vrasjeve në vend, ku për vetëm 14 ditët e para të vitit 2025 janë shënuar 4 viktima.
Kadillari shprehet se, policia dhe drejtësia në vend janë të informuar mbi konfliktet e dy fiseve Reçi dhe Bardhi por nuk ka reagim për parandalim e këtyre ngjarjeve.
Gazetaria bën thirrje për policinë e shtetit që hetimet të nisen që tek vjedhja e makinave që denoncohen nga qytetarët pasi ato makina po përdoren për eleminimin e këtyre të fundit, çka sjell vështirësi në indentifikimin e autorëve.
Aulona Kadillari: Viti 2025 filloj një vrasje për moralin, ku mata është vrarë për moral, pastaj një tjetër vrasje ishte Nasufi në Tiranë në një zonë të populluar ku automatikisht është me kamera sigurie dhe është vrarë tek dera e shtëpisë. Ka qenë prezente bashëkshortja, kjo mbetet e pazbardhur dhe motivi nuk dihet. Nga deklaratat e fqinjëve thuhet se nuk ka pasur konflikte dhe policia atë ditë skishte asnjë pistë konkrete dhe nuk dha informacion.
Nuk ka një piste ku po hetohet. Më pas vijmë tek një vrasje e mirëorganizuar dhe duhet saktësuar se aty nuk ka pasur në krah automjetet të tjera aër kur është vrarë. Pasi nga breshëria e automatikut mudn të kishte viktima të pafajshme pasi gjuajtjet ishin në breshëri dhe për disa metra pasi makina viktimes është përplasur. Ngjan me një film hollivudi. E kanë ndjekur, e kanë ditur ku po shkonte. Ajo që dua të saktësoj është se duke ditur që policia e di konfliktin, konflikti i tyre ka nisur që në vitin 1995 dhe tani kemi 3 të vrarë nnga fisi Reci dh e2 nga fisi Bardhi.
Në momentin që drejtësia nuk vepron, se ngjarjet janë të pazbardhura, padyshim do veprojnë mes tyre. Gjithmonë e kemi ndeshur në cdo vrasje. Zingjiri polici-drejtësi- gjykatë vazhdon me vetëdrejtësi do vazhdojnë me krime makabre.
Perveq këtyre vrasjeve kemi dhe një 81-vjecar i gjetur në oborrin e banesës me shenja në kokë dhe dyshohet për vrasje, kshuqë nëse dhe kjo është vrasje. Dhe ky vit 2025 në vetëm 14 ditë kemi 4 të vrarë. Kjo është e frikshme.



