“Në 10 vitet e fundit nuk ka asnjë investim në gjenerimin e energjisë elektrike”, thotë Bozdo

Anëtari I kryesisë së PD Eno Bozdo gjatë fjalës së tij në takimin e organizuar nga kreu i PD Sali Berisha tha se në këto 10 vjet 2013-2022 nuk ka qoftë dhe një investim të rëndësishëm serioz në burimin gjenerimin e energjisë elektrike.
 
Gjithashtu Bozdo tha se politika mbështetëse ndaj hec-eve të vogla e të mesme ka stopuar në vitin 2013.

Eno Bozdo: Në këto 10 vjet 2013-2022 nuk ka qoftë dhe një investim të rëndësishëm serioz në burimin gjenerimin e energjisë elektrike. Shqipëria një vend i bekuar me ujë dritë diell dhe erë. Në këtë 10 vjeçar që skena botërore ka shënuar një zhvendosje të jashtëzakonshme drejtë energjisë së rinovueshme Shqipëria nuk ka qoftë dhe një investim të vetëm. Sot HEC-et shqiptare kontribuojnë 40% të prodhimit të përgjithshëm të brendit. Por ta dini që politika mbështetëse ndaj HEC-eve të vogla e të mesme ka stopuar në vitin 2013 dhe ka nisur një persekutim i jashtëzakonshëm ndaj këtyre investitorëve që kishin vendosur të investonin dhe në iondustri të tjera.

“Jo vetëm nuk ka asnjë masë serioziteti në menaxhimin e shoqerive shtetërore, korrupsioni dhe nepotizmi politik e kanë plakosur rëndë por nga ana tjetër nuk ka qoftë asnjë vision si Shqipëria të bëhet e vetëmjaftueshme dhe në të ardhmen të behet një eksportues neto i energjisë elektrike”, u shpreh Bozdo.  

EMISIONET