Ndryshojnë emergjencat natyrore: Të krijohet Komiteti kombëtar i kërkim-shpëtimit dhe Inspektoriati i posaçëm

Qeveria ka vendosur të rishikojë skemën e menazhimit të emergjencave natyrore. Në projektligjin e ri kërkohet krijimi i një komiteti kombëtar të kërkim-shpëtimit dhe inspektoriat i posaçëm për funksionimin e strukturave.

Në relacionin shoqërues theksohet se një veprim i tillë është urgjent duke parë dhe mungesën aktuale.

Në nenet e ndryshuara përcaktohen dhe rregullat e bashkëpunimit me shtetet e tjera si dhe procedurat që do të ndjekë Ministria e Mbrojtjes në rastet kur do të kërkohet ndihma.

Tërmeti i 26 nëntorit të 2019 me 51 viktima ishte rasti më i rëndë kur Shqipëria kërkoi ndihmë nga shtetet e tjera për kërkim shpëtimin.

Por dhe në rastin e shuarjeve të zjarreve është parë e nevojshme marrja e mbështetjes nga emergjencat e BE. Reagim i shpejtë është kërkuar dhe në rastet e përmytjeve në Shkodër dhe në Lezhë ku qindra shtëpi janë përmbytur.

 

EMISIONET