Ndreu: Në Lezhë janë 30 familje në ngujim, krimi fillon qysh në familje, shkollë dhe shoqëri

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu u shpreh në bashkinë e Lezhës janë rreth 30 familje që janë në ngujim

Ai shtoi se lidhur me fenomenet e ndryshme dhe kriminaliteti janë harruar 3 institucionet më të rëndësishme sociale, familja, shkolla dhe shoqëria.

Ndreu: Në bashkinë e Lezhës janë rreth 30 familje që janë në ngujim, jo si dikur, por janë persona që ruhen dhe rrinë në distancë. Parandalimi i krimit dhe shmangia e fenomeneve të tilla duhet që shteti të mobilizojë mekanizmat e veta. Ajo që ndodh gabim është që fatura i shkon vetëm organeve ligjzbatuese.

Janë harruar 3 institucionet më të rëndësishme sociale, sepse thuhet se krimi fillon në familje. Krimi fillon në familje, nuk gjykon kush për familjen, e pastaj për shkollën, komunitetin dhe shoqërinë e tërë. Këto janë shtyllat ku duhet të evidentohen këto sjelle në fillimi.

EMISIONET