Ndreca: Vettingu ka shumë arritje, mos shtyrja e organeve të tij do të përjashtonte ONM-në
Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së brendshme u shpreh se Vettingu nuk ka dështuar dhe ka shumë arritje.
Sipas tij, ka një analizë pse duhen shtyrë organet e Vettingut dhe se kalimi i tyre te KLGJ-ja dhe KLP-ja do të shmangej ONM-ja.
Ndreca: Reforma në Drejtësi, në këtë aspekt, për Vettingun nuk ka dështuar dhe ka shumë arritje në këtë drejtim. Një nga efektet anësore janë vonesat dhe në dhënien e drejtësisë. Nuk ka shkelje afatesh sepse janë bërë ndryshime kushtetuese, pasi ajo parashikon një rregullim të caktuar.
Ka një analizë për këtë proces dhe shtyrje dhe ka një relacion në kuvend, duke paraqitur argumente që janë dërguar edhe nga ndërkombëtarët. Nëse do të kalohet Vettingu te KLGJ-ja dhe KLP-ja do të shmangej ONM-ja që nuk do të ishte pjesë e vendimmarrjes.


