Ndodh në Tiranë! Qeni k*fshon 3-vjeçarin, nisin hetimet për pronarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku qeni i një shtetasi 35-vjeçar ka kafshuar një fëmijë 3-vjeçar.
Incidenti ndodhi brenda oborrit të banesës së pronarit të qenit.
Fëmija ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve dhe po merr trajtim për plagët e shkaktuara nga kafshimi.
Policia ka nisur hetimet dhe pronari i qenit po përballet me procedime ligjore për shkak të këtij rasti.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-Xh. S., 35 vjeç, pasi qeni i tij ka kafshuar një të mitur 3 vjeç, në oborrin e banesës së 35-vjeçarit.
Aktualisht 3-vjeçari është në kujdesin e mjekëve;


