Ndezën zjarrin ku u dogjën sipërfaqet me ullinj, procedohen penalisht tre persona në Divjakë dhe Lushnje

Tre persona janë proceduar penalisht pasi u vunë zjarrin tokave të tyre, për pasojë u dogjën sipërfaqe toke me ullinj, në pronësi të shtetasve të tjerë.
Në Divjakë nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Xh. A., banues në fshatin Grabian, Divjakë, pasi ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me ullinj, në pronësi të shtetasve A. K., D. K. dhe E. Sh, njofton policia.
Në Lushnje nisi procedimi penal për shtetasit Xh. S. dhe B. D., pasi kanë ndezur zjarr për djegien e barërave në tokat e tyre, përkatësisht në fshatin Thanasaj dhe Dushk, ku si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur pemë ulliri, në pronësi të shtetasve Xh. S., G. K. dhe R. K., njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
