Ndërtojnë pallate dhe ikin/ Tirana mban rekordin me mbi 1 mijë pallate pa leje, në Korçë vetëm 2
Një pallat 10 katësh i ndërtuar në vitin 2006 është braktisur nga investitori menjëherë pas ndërtimit.
Pas aplikimit nga administratori, kreu i Kadastrës Artan Lame shpërndau sot çertifikatat e pronësisë ku përfitues janë 62 banorë.
”Ju lutem thojuni dhe të tjerëve që kjo punë funksionon vetëm se duhet organizim” apeloi Lame.
Në fakt në Korçë janë vetëm 2 objekte shumë katëshe që janë ndërtuar pa leje duke e bërë ndër qytetet e rrallë në respektimin e ligjit sa i përket rregullave për zbatimin e lejeve.
Artan Lame: “Edhe në kategorinë e pallateve pa leje, e pallateve të braktisura Korça mban rekordin pozitiv. Ka më pak se çdo qytet tjetër i Shqipërisë. Tirana ka mbi 1 mijë pallate të tilla. Në Korçë na rezulton të ketë vetëm 2 pallate.
Në fjalën e tij lame edhe një herë thekson se në rastin e pallateve duhet që familjet të bëhen bashkë për të dorëzuar dosjen në mënyrë që të përshpejtohet procedura.

