Ndërtoi një objekt pa leje në Theth, arrestohet 60-vjeçari i shpallur në kërkim

Ndërtoi një objekt pa leje në Theth, arrestohet 60-vjeçari

Një 60-vjeçar i dënuar me dy vjet burg për ndërtim të paligjshëm ka rënë në prangat e policisë. Mësohet se ai në vitin 2023 ka ndërtuar pa lejen e organeve kompetente, një objekt, në zonë të mbrojtur në fshatin Theth, për qëllime turizmi.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe/Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

I dënuar me 2 vjet burgim për ndërtimin e paligjshëm të një objekti, në fshatin Theth, kapet dhe vihet në pranga 60-vjeçari.

Në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, që kryhen në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në inteligjencën policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kapën dhe ndaluan shtetasin:

60 vjeç, banues në fshatin Vrakë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi në vitin 2023, ka ndërtuar pa lejen e organeve kompetente, një objekt, në zonë të mbrojtur në fshatin Theth, për qëllime turizmi.

EMISIONET