Ndërtimet pa leje, Bushati: Nuk mund t’i shpëtosh dënimit penal se e parablen, bie ndesh me ligjin

Në “Drejt” nga Luan Rama, në RTV Ora, ish-deputeti socialist Ervin Bushati u shpreh se ligji për konfiskimin e ndërtimeve pa leje anashkalon aspekte të ligjit.

Ai tha se nuk mund të falen nga dënimi penal ata që ndërtojnë pa leje sepse do të ishte njëlloj sikur një vrasës të falej pse tregon varrin e viktimës.

Bushati: Është bërë edhe një ligj për këtë fenomen, që është refleksioni i parë i duhur, por që nuk është për efekt afatmesëm apo afatgjatës sepse bie ndesh me aspekte të ligjit. Nëse ti fal një vepër penale sepse ai tjetri me të drejtën e parablerjes i shpëton dënimit penal.

Kjo do të thotë se nesër ai që vret, vetëm sepse tregon varrin dhe falet vepra penale. Këtu ka shumë diskutime dhe dyshime. Nëse këta janë autorë të përsëritur, sepse një njeri që i bindet ligjit nuk e prish dorën. Kam përshtypjen se këta janë shkelës serialë të ligjit.

EMISIONET