Ndahet nga jeta gazetari Enrik Mehmeti, Blushi: Humbëm një reporter të shkëlqyer dhe një mik të mirë

Ndahet nga jeta gazetari Enrik Mehmeti, Blushi: Humbëm një reporter

Është ndarë nga jeta gazetari Enrik Mehmeti, një prej figurave të njohura të raportimit të lajmit të fundit, veçanërisht në Vlorë.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur Ted Blushi përmes një mesazhi prekës, ku shpreh dhimbjen për humbjen e kolegut dhe mikut të tij.

“Ka lajme që i raportojnë dhe lajme që na thyejnë zemrën. Ky është një prej tyre. Nuk humbëm vetëm një reporter të shkëlqyer të lajmit të fundit, por një mik, një koleg me integritet, një njeri të mirë që e deshi me shpirt Vlorën dhe ia kushtoi asaj zërin, mundin dhe pasionin e tij”, shkroi Blushi.

Ai vlerësoi punën dhe përkushtimin e Mehmetit, duke theksuar se kujtimi i tij do të mbetet përmes gjurmëve që la te kolegët dhe njerëzit që e njohën.

“Është e vështirë të gjesh fjalët kur ikën një njeri që la kaq shumë gjurmë te të gjithë ata që e njohën”, u shpreh Ted Blushi.

Në fund të mesazhit, ai përcolli ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e gazetarit, duke e përshëndetur me fjalët: “Lamtumirë, mik! Do të na mungosh shumë. U prehtë në paqen e merituar!”

EMISIONET