Nazmi Çangu flet për Ora News: Nuk i njoh të arrestuarit, ishin 7-8 persona në banesë

Nazmi Çangu biznesmeni qe ra pre e grabitjes 2 javë, më 24 tetor më parë në banesën e tij ka reaguar për Ora News.
Ai është shprehur se është thirrur në policinë e Fushë -Krujës mëngjesin e sotëm ndërkohë që operacioni ishte në zhvillim.
Nazmi Çangu: "Kam qenë në policinë e Krujës sot. Nuk njoh asnjërin nga personat që janë lakuar si të arrestuar apo të shpallur në kërkim. Janë edhe persona të tjerë që duhen identifikuar, sepse në banesën time kanë qenë 7-8 persona, i kemi parë me sy".
I pyetur rreth detajeve që atij i kanë kërkuar apo e kanë pyetur në polici, Nazmiu u përgjigj shkurt. Ndërsa në lidhje me aludimet se në banesën e tij ishin marrë dokumente me vlerë, ai tha:
"Në polici folëm për punët tona. Ça dokumentesh thua. Në shtëpi dokumente të banesës dhe të tokave kam, dyqan ça kam, ça do jenë?!"
I pyetur për persona të tjerë që ai mund të ketë dyshime se janë përfshirë në grabitje, ai tha se nuk di asgjë dhe se ua ka lënë autoriteteve ta zbardhin.

