Nano takim me zyrtarët e arsimit: Oficerët të raportojnë, patrulla të shtura në rrugë për sigurinë e shkollave

Lufta kundër përdorimit të lëndëve narkotike nga të rinjtë dhe shmangia e aksidenteve rrugore pranë shkollave u diskutuan në një takim mes drejtuesve të policisë dhe atyre të institucioneve arsimore. Kreu i policisë Gledis Nano kërkoi që punonjësit e rendit të përfshihen më shumë në parandalimin dhe dokumentimin e ngjarjeve që cenojnë jo vetëm sigurinë por edhe mësimdhënien.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano kërkon që efektivat e policisë të vendosur pranë institucioneve arsimore të përfshihen aktivisht në parandalimin dhe dokumentimin e ngjarjeve kriminale që cenojnë jo vetëm sigurinë por edhe edukimin e të rinjve

"Një detaj tjetër me shumë rëndësi për të gjithë ne janë oficerët e sigurisë të vendosur nëpër institucionet arsimore. Lidhur me këtë hallkë të rëndësishme të mbarëvajtjes së punës nëpër shkolla duhet të sqarojmë se ata nuk duhet kurrsesi të kryejnë rolin e rojës së portës, por mbi të gjitha janë dhe duhet të jenë aty si syri dhe veshi i policisë së shtetit dhe i ministrisë së Arsimit", tha Nano.

Në një konferencë me drejtues të policisë dhe institucioneve arsimore, kryepolici Nano theksoi faktin se shumë shkolla ndodhen në afërsi të rrugëve kryesore me fluks të lartë lëvizje, çka shton rrezikun për aksidentet rrugore.

"Shumë shkolla janë buzë rrugëve dhe risku ndaj çdo pakujdesie apo shpërfillje të këtyre rregullave krijon precedent me pasoja. Ndonjëherë edhe të parikuperueshme për ata individë që nuk i marrin parasysh këto rregulla jetike", tha Nano.

Një fenomen shqetësues kohëve të fundit është përdorimi i makinave nga minorët. Drejtori i përgjithshëm Gledis Nano tha se përgjegjësia për këto raste do të kërkohet shkoj deri tek prindërit.

"Brezat e maturantëve të cilët parapëlqejnë të marrin veprime të papeshuara siç duhet. Njëri prej tyre është dhe marrja e drejtimi i automjeteve të prindërve apo të njohurve të tyre në shumë raste dhe për mbrëmjet e maturave", shtoi ai.

Pranë institucioneve arsimore janë regjistruar një seri ngjarjesh me pasoja si aksidentet rrugore apo konflikte mes nxënësve e mësuesve. Një episode i tillë u regjistrua në Tiranë pak muaj më parë ku 2 mësues u përfshinë në konflikt me njëra-tjetrën për ndarjen e orareve. Në këto zënkë u përfshinë edhe familjarët të cilët në konflikt e sipër qëlluan me armë në ajër pranë shkollës.

Nano takim me zyrtarët e arsimit: Oficerët të raportojnë,

EMISIONET