NAMI NË VLORË/ “Porsche” me shpejtësi skëterrë merr para 5 makina të tjera. Ja PAMJET e aksidentit të frikshëm

NAMI NË VLORË/ “Porsche” me shpejtësi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Transballkanik, pranë paraburgimit të Vlorës.

Bëhet me dije se një makinë e llojit “Porsche” ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së lartë.

Si pasojë, mjeti ka goditur 5 automjete të tjera që ndodheshin në rrugë.

NAMI NË VLORË/ “Porsche” me shpejtësi

Në vendngjarje janë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërkohë që drejtuesi i Porsche-t është plagosur dhe është transportuar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit dhe rrethanat që çuan në humbjen e kontrollit të mjetit.

EMISIONET