Nafta më e shtrenjta në Evropë, çmimi i karburanteve në Shqipëri shënon rekord sipas fuqisë blerëse

Një përdorues makine duhet ta blejë naftën sot me rreth 192 lekë për litër dhe benzinën me rreth 194 lekë, në nivele që kanë arritur në rekord historik.
Në krahasim me shtetet e tjera të Europës, në vlerë absolute Shqipëria renditet e 15-a sa i përket kostos së një litri karburant, me rreth 1.8 USD/litër, pas shteteve të tilla si Greqia, Norvegjia, Suedia, Zvicra, Italia, Danimarka, Belgjika Franca, që kanë të ardhura shumë më të larta sesa ne.
Tabela është publikuar nga Global Petrol Price dhe përditësimi i fundit është bërë në 31 janar.
Por, në raport me fuqinë blerëse, Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në Europë, teksa qytetarëve të saj u duhen 4.7% të të ardhurave të tyre për të blerë një litër naftë.
Dy vjet më parë, kjo peshë ishte 4.5%, çka tregon se çmimet e naftës në vend janë rritur me ritme më të shpejta sesa të të ardhurave.


