"Na preu shpresat… Basha të bëhet burrë, poshtë diktatura!" Qytetarët të zhgënjyer nga përjashtimi i Berishës nga PD

Sot nis sesioni i ri parlamentar dhe gazetarja e emisionit  "Ditë e Re" në Rtv Ora, Enki, u zhvendos këtë mëngjes para selisë së Kuvendit për rubrikën e Vox Pop.

Çfarë pritshmërish kanë qytetarët nga deputetët e rinj, cilin prej tyre kanë të preferuarin dhe më kryesorja, çfarë mendojnë ata për ngjarjen më të bujshme politike, vendimin e kryedemokratit Basha për largimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD.

"Nuk kam asnjë mendim për sesionin parlamentar, nuk ke pse merresh me ta fare. Mirë ja bëri, Berisha e hipi aty dhe ai e zbriti."

"Poshtë komunizmi. Zoti Basha të tregohet njëherë burrë."

"Saliu duhet të jetë aty, pa Saliun kemi komunizëm. Basha do mbrojë veten e tij bashkë me Edi Ramën. Pa Berishën kthehemi në diktaturë, jemi në gjysmë diktaturë. Gjynah për këtë popull. Deputetë të preferuar kam në PD, këta të PS nuk kanë. Dashamir Shehi është intelektual. Edi Ramën se shoh dot me sy. Le të bëhet referendum e do populli apo jo Ramën, votojnë partinë. Po të jetë për Edi Ramën edhe PS nuk e voton."

"Berisha ka qenë një parlamentar shumë i mirë, më vjen keq që është larguar. Bashën mund ta kenë kërcënuar ose ka qenë zgjedhja e tij".

"Nuk presim gjë të re nga sezoni parlmentar. Janë të gjithë rrumpallë, tallen me këtë popull dele. Të gjithë mashtruesa dhe plehra. Lulzimi është ngordhësirë, tradhtoi Sali Berishën që e vuri në krye të PD.  Jam i emocionuar, u befasova. Nuk jam demokrat as socialist, socialistët janë hiena.Vend kastrofal. Është e nxitur nga Yuri Kim, Edi Rama është një i korruptuar ordiner që merret me Yuri Kim.

Kim nuk do të mbrojë demokracinë shqiptare, i pëlqen fashizmi socialist. Sali Berisha është lideri i PD, duhet të rikonstruktojë PD, të zhdukë Lulzim Bashën që është një ngordhësirë e kombit. Na preu shpresat për të ndenjur Edi Rama si Enver Hoxha edhe 40 vjet të tjera. Do grijmë sallatë se jemi të stresuar".

EMISIONET