"Na ka marrë malli të hamë mish qingji, 14 mijë lekë kg", protestuesi: Ky shtet është për baniditët, jo për qytetarët
Protestuesit që janë në protestën e thirrur nga opozita janë të shumtë. Mesazhet ndaj qeverisë janë të shumta. Të shumta janë dhe mënyrat e përcjelljes së tyre
Në pankartat që ato mbajnë në duar dallohet harta e Shqipërisë si dhe imazhi i Ramës në formën e një oktapodi që ka lëshuar tentakulat në të gjithë vendin.
Por cila është arsyeja e daljes së tyre në protestë?
"Për shumë arsye, varfërinë, shpopullimin. Ky nuk është shtet për qytetarët është shtet për banditët. Mua në familjen time më kanë ikur të gjithë jashtë shtetit. Varfëria është në ekstrem, tani do të rrisë dhe dritat."
Sakaq një tjetër protestues shprehet se
"Arsyeja është se një kile misha qingji ka vajtur 14 mijë lekë, na ka marrë malli të hamë. Një kile vaj ka vajt 3 mijë lekë. Gjithçka ëshët rrit. Shyqyr që kemi motra e vllazni jashtë shteti e na ndihmojnë me ndonjë gjë."


