“Na futën 11 veta në një qeli”/ Mjeku Edvin Prifti rrëfen për periudhën e tij të vështirë në burg

“Na futën 11 veta në një qeli”/ Mjeku Edvin Prifti

Mjeku kardiokirurg, Edvin Prifti, në emisionin Kjo Javë ka folur për periudhën e vështirë që ka kaluar në burg.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, mjeku ka treguar se kushtet në burgje nuk janë ato që thuhen. Ai theksoi se ai kishte qenë në një qeli me 11 të burgosur të tjerë.

“Unë nuk e mendoja kurrë se mund të ndodhte një gjë e tillë. Unë kam patur raporte të mira me këdo, jam munduar të ndihmoj kush më ka kërkuar ndihmë. Kam qenë i përgatitur kur jeton në Shqipëri. Një eksperiencë kishte ndodhur me familjen time, me gjyshin tim në vitet e para të pasluftës.

Unë kisha një vit që nuk mund ta shbëja dot veten time dhe të mos thoja të vërtetat e mia dhe opinionet e mia. Sot pas 5 vitesh kanë rezultuar të vërteta një pjesë e mirë e tyre.

Kolegët në punë i zgjedh qeveria, duhet të kesh raporte të drejta. Unë mund të them se kam ndjerë dashamirësi dhe një lloj keqardhje. Kjo është një ndjesi e imja. Kur kam dalë nga burgu, kanë ardhur me buqeta me lule, më kanë ftuar të hamë një ëmbëlsirë.

Në burg t’i ndjehesh i fyer, i shtypur, në fund të fundit këtë qëllim ka. Momenti më i vështirë, dita e parë kur na kanë futur në një qeli me 11 veta dhe kushtet në burgje nuk janë ato që thuhen, unë kam asistuar në një korridor me 10 dhoma, dhe në secilën prej tyre kishte 10 burra, dhe s’kishte as krevatë për secilin”, ka treguar Edvin Prifti./

EMISIONET