Mu deshën 35 vite për të bërë shtëpinë, ma shembën për 5 minuta, Ora News ngre zërin e banorëve të "5 Majit" : S'e bëra me drogë as kokainë!

Banorët e “5 Majit” shtëpitë e të cilëve u shembën në kuadër të projektit të bashkisë së Tiranës për ndërtimin e pallateve ku do të strehohen banorët e dëmtuar nga tërmeti i 2019 po kalojnë ditë ankthi.

Atyre u është shembur shtëpia ndërsa në dorë thonë se nuk kanë asnjë dokument zyrtar që u garanton se do të marrin atë që u takon vetëm llafe goje.

“Nuk jam kundër por dua diçka me vulë që të flej rehat. Është shembur shtëpia dhe nuk kemi marrë asgjë, vetëm llafe goje. Ne zhvillim duam por të na garantojë shteti se me votat tona janë atje” thote nje banor.

Për mikrofonin e Ora News, burri që është kryefamiljari i një familje prej 7 anëtarësh,  (Babai, nëna 3 fëmijët, nusja dhe ai) tregon se veçse është i papunë tani është dhe pa shtëpi.

Momentalisht një kushëri i tij e ka ndihmuar duke e strehuar përkohësisht.

“Të vijnë  të na bëjnë kontrata. Shtëpinë time e kam pasur dy kate. 200 metra objekt dhe unë tani jam jashtë. 35 vite punë e jetë këtu ma shembën për 5 minuta. Kam 35 vite që i paguaj shtetit taksa një më një. Tani të vijnë të më shembin shtëpinë që më është dashur 35 vite ta ndërtoj për 5 minuta? Nuk e kam bërë as me drogë e as kokainë e kam bërë me punë. Shikoni si i kam duart duke punuar 10 mijë lekë në ditë. Babain e nënën pa pension" 

Një tjetër banor tregon se ka tre ditë që kërkon shtëpi me qera dhe nuk ka gjetur.

“Një qiraxhi kërkon te paradhënie për 3 muaj po ku ti gjej unë? Unë jam pa punë.  Kam marrë vesh se do na japin banesa sociale. Nuk kam nevojë për banesa sociale unë. Unë kisha shtëpinë time dhe dua shtëpinë time. Ta marrë shteti, ta bëjë Pallatin, nuk jam në kundërshtim por të më japë hyrje mua”

Deri tani janë shembur 15 shtëpi në këtë zonë. 

 A kanë biseduar me bashkinë Tiranë?

Shkuam tek bashkia na thanë të firmosim një kontratë e cila është e njëanshme. Ata nuk e kanë firmosur akoma. Në kontratë nuk është cilësuar as çmimi as banesa ku do të marrësh” thotë një banor.

Një banor thotë se do të mblidhte hekura për t'i shitur me qëllim të paguajë qiranë pasi bonusi nuk ka dalë por policia e kishte ndaluar.

"Do na japë 180 mijë bonus ndërkohë që qiratë kanë shkuar 300 – 400 mijë lekë" thotë një nënë 70 vjeçare e cila sheh shtëpinë si është rrënuar.

EMISIONET