Motori përplas këmbësorin, rëndë në spital. Drejtuesi pa patentë ndalohet nga policia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2024, 22:36

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Dragot të Elbasanit.
Një këmbësor 62-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë dhe ka përfunduar në spitalin e Beratit.
Shkaktar i aksidentit ka qenë një motor që ka përplasur 62-vjeçarin.
Drejtuesi i mjetit që e drejtonte pa patentë, është ndaluar nga policia dhe po punohet për sqarimin e rrethanave.
