Moti i keq shkatërron limanin në Sarandë, qytetarët: Turp! Asnjë investim nuk ka pasur

Në Sarandë Limani ku ankorohen mjetet e vogla detare duhej të ishte një atraksion turistik, por shirat e ditëve të fundit, dhe mungesa e investimeve kanë bërë që limani të psojë dëmtime të mëdha. Qytetarët thonë se Limani është gati duke u çarë i gjithi dhe rrezikon që ai të fundoset.

Shirat e ditëve të fundit kanë shkaktuar çarje të tjera në Limanin e Sarandës.
Dëmtimet janë evidente në të gjitha anët e Limanit, ndërsa plasaritjet e ditëve të fundit rrezikojnë ta ndajn në mes.

Limani përveçse një atraksion turistik ankoron rreth tij dhjetëra varka të vogla, të cilat do të dëmtoheshin në rast se Limani do të shembej.

Limani nuk ka patur ndërhyrje për tu rehabilituar, por ka qen pjesë e projektit, i cili ndryshoj shëtitoren e Sarandës.

Kjo është pamja se si duhej të ishtë Limani sot.

Në 2021 firma kontraktore përfundoj punimet, pa e prekur Limanin.

"Është gjynahu i madh, gjynah që të marësh lekët dhe të mos bësh punën, nuk është gjë e mirë. Unë jam 74 vjeç dhe shoh që këtu nuk është bërë asnjë lloj riparimi. Ta shohësh nga poshtë ajo është bosh nën vete, nga gërryerja e detit. Do vij një moment që do këputet dhe do bjerë," tha qytetari.

Limani është kthyer ndër vite në një simbol të qytetit bregdetar. Erozioni dhe mungesa e vemendjes po e fundosin.

EMISIONET