Moti i keq/ Shi dhe stuhi të forta, era rrëzon çadrat në qendër të Durrësit
Prej ditësh Shqipëria është përfshirë nga moti i keq, por problemet e para raportohen nga qyteteti i Durrësit.
Gazetari Mark Brunga raporton se që Durrësi po përjeton shira intensivë si edhe stuhi të forta ere, duke rrëzuar çadrat në qendër të qytetit duke krijuar probleme në zonë.
Ndërkaq, "Meteoalb" njoftoi këtë të mërkurë se si pasojë e shirave në shumë zona të ultësirës perëndimore edhe përmbytje.
Ndërsa në zonat malore lindore do të ketë edhe reshje të dendura dëbore.
Sipas Meteoalb, parashikohet që kushtet e paqëndrueshme atmosferike të vijojnë edhe gjatë natës duke bërë që reshjet e shiut dhe dëborës të jenë prezente.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 18°C.
Era do të fryjë e forte si ne tokë dhe në det me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor-jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.

