Moti i keq shemb urën në rrugën Kukës-Shishtavec, 7 fshatra në izolim

Moti i keq me reshje shiu e stuhi ere që ka përfshirë vendin që prej mbrëmjes së djeshme ka sjellë shembjen e urës në rrugën Kukës-Shishtavec.

"Në aksin Ura e Zapodit-Shishtavec si pasojë e reshjeve të shiut me erë të fortë është dëmtuar një urë, po vendoset sinjalistikë dhe po merren masat e para" njoftoi ARRSH.

Si pasojë e shembjes së urës së Shtrezës, banorët e 7 fshatrave në këtë zonë kanë mbetur të izoluar.

Bëhet fjalë për fshatrat Shishtavec, Novosej, Borje, Cernaleve, Oreshke, Kollovoz, Shtreze.

Moti i keq shemb urën në rrugën Kukës-Shishtavec, 7 fshatraMoti i keq shemb urën në rrugën Kukës-Shishtavec, 7 fshatraMoti i keq shemb urën në rrugën Kukës-Shishtavec, 7 fshatra

EMISIONET