MOTI I KEQ “PUSHTON” JUGLINDJEN/ Rënia e dherave bllokon aksin e ri Qukës–Qafë Plloçë

Reshjet e dendura kanë shkaktuar rrëshqitje dhe përmbytje në disa zona të juglindjes, duke bllokuar aksin Qukës–Qafë Plloçë dhe duke dëmtuar dhjetëra banesa në Progër e Mancurisht. Në Devoll vijon kërkimi për një grua të zhdukur, ndërsa dëme të mëdha janë shënuar edhe në biznese, përfshirë ngordhjen e mbi 700 pulave në një fermë në Pirg.

Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar probleme të shumta në juglindje të vendit. Rrëshqitje të reja të dheut edhe në aksin Qukës-Qafë Plloçë në degëzimin që devijon për në Pogradec.

Një masiv i madh dheu është shkëputur duke zënë njërën prej korsive. Aktualisht aty ndodhen grupet e punës për te larguar inertet nga rruga. Ndërkohë qarkullimi bëhet vetëm në njërën korsi.

Situatë mjaft e rëndë prej dy ditësh paraqitet edhe në fshatrat Progër dhe Mancurisht të Bashkisë së Devollit. Ujërat kanë depërtuar në me shume se 30 banesa duke shkaktuar dëme të konsiderueshme

Një banore e këtij fshati sipas kryetarit të bashkisë Devoll Eduard Duro ka humbur kontaktet me familjarët dhe po kërkohet nga forcat e policise dhe jo vetëm.

Situatë e vështirë është edhe në fshatin Çetë dhe Arrzë ku janë dëmtuar këmbët e urave.

Moti i keq ka dëmtuar edhe në biznese. Më shumë se 700 pula kanë ngordhur si pasojë e përmbytjes së fermës në Pirg të Bashkisë Maliq. Sipas pronarit të saj vërshimi i ujit ka ardhur si pasojë e kanalit që kalon aty pranë i cili nuk pastrohet prej 3 vitesh.

Dëmi në fermë është i madh ndërsa zogjtë dhe pulat nuk ja kanë dalë dot që të shpëtojnë nga vërshimi i ujrave.

Pronari i fermës thotë se dëmi i kalon 10 milionë lek dhe kërkon nga shteti që të marrë masat për dëmshpërblim pasi sipas tij kjo nuk erdhi si pasojë e fatkeqsisë natyrore por e neglizhencës për pastrimin e kanalit nga bashkia.

Si për ironi prej 1 jave jashtë fermës në rrugë ndodhej i parkuar edhe një mjet fadromë i cili nuk punonte, sipas banorëve ai kishte mungesë nafte dhe prej ditësh qëndron i parkuar në mes të rrugës pa bërë asnjë punë.

Ndërkohë, regjimenti i Këmbësorisë së Jugut po vijon operacionin në fshatin Progër, Njësia Administrative Bilisht, për kërkimin e një personi të humbur. Në terren janë 15 efektive dhe 1 mjet i kalueshmërisë së lartë.

EMISIONET