Kujdes! Priten përmbytje, Peleshi apel bashkive: Lajmëroni popullin, Shkodra e Lezhë të rrezikuara

Situata e motit në vendin tonë pritet të përkeqësohet. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se qarqet Shkodër dhe Lezhë janë më të rrezikuara nga përmbytjet, ndërsa në qarqet e tjera pritet të ketë  reshje me shtrëngata. Gjithashtu në zonat malore do të ketë reshje dëbore.

Këto janë pamjete rrugës së Prekalit në Shkdoër paraditen e së martës

Reshjet e rëna gjatë natës bënë që tolenalat me dhe të binin në rrugë dhe ta bllokonin atë.

Qarkullimi nga Mes-Ura e shtrenjte ishte i pamundur për orë të tëra.

Ndërkohë, në një konfeencë për media Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se nga të dhënat të institutit të Gjeoshkencace pritet përkeqësim i motit në ditët në vijim, ndërsa paralajmëroi bashitë Leshë dhe Shkodër për të qenë në gatishmëri për përmbytje.

“Janë në gatishmëri, janë marrë masat. Bashkitë kanë punuar në kohë për të paraprirë përmbytjeve të mundshme. Një sasi e jashtëzakonshme reshjesh në disa zona mund të na përballë me emergjenca të pashmangshme dhe duhen marrë masa shtesë pa rrezikuar jetën e qytetarëve

Bazuar në informacionet e dërguar nga IGJEUM, parashikimet për ditët në vazhdim, dhe sot janë si më poshtë. Sot priten reshjet intensive, në Shkodër dhe Kukës. Reshjet në Lezhë dhe Dibër, mesatare në qarqet e tjera. Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër pritet të shoqërohen me shtrëngata.

Për paralajmërimin e popullsisë, në zonat e Nënshkodrës. Të marrë masa për monitorimin e lumit Bunë e Kir. Kontrollin e argjinaturave të lumenjve dhe digave”, tha Peleshi.

Nga ana tjetër sa i përket lundimit në det, në Durrës është vendosur pezullimi i lundrimit të mjeteve të vogla, përfshirë mjetet e peshkimit.

Në Vlorë veç mjeteve të vogla të cilave u është ndaluar lundrimi, Kapiteneria atje njoftoi edhe pezullimin e lundrimi i trageteve te linjes Vlore Brindisi.

Sipas ministrisë së mbrojtjes gjatë ditës së martë dhe më vonë të mërkurën reshjet pritet të intensifikohen.

EMISIONET