Moti i keq në vend, disa fshatra të Lezhësh pa energji elektrike prej 3 ditësh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2025, 19:27

Moti i keq me erë dhe shi që përfshiu vendin ditët e fundit, ka shkaktuar shkëputje të energjisë elektrike në Lezhë.
Mësohet se disa fshatra të Lezhës, në njësitë Kallmet, Blinisht, Dajç, Kolsh, Zejmen, Shënkoll dhe një pjesë e Shëngjinit, ndodhen pa energji elektrike prej 3 ditësh.
Bëhet me dije se shumë familje dhe biznese janë në vështirësi, pasi dëmtimet e shkaktuara nuk kanë arritur ende të rikuperohen. Megjithatë, mësohet se situata është e vazhdueshme sa herë që ka mot të keq, për shkak edhe të amortizimit të rrjetit.

