Morën peng 56-vjeçarin, pas sherrit me djalin e tij/ Shpallen në kërkim dy të rinj nga Kamza

Morën peng 56-vjeçarin, pas sherrit me djalin e tij/ Shpallen

Dy të rinj nga Kamza janë shpallur në kërkim nga Policia, pasi akuzohet se kanë marrë peng një 56-vjeçar.

Bëhet fjalë për shtetasit E. Z., 28 vjeç dhe E. N., 28 vjeç, të cilët akuzohen se kanë marrë peng për disa orë 56-vjeçar, për shkak të një konflikti që kishin me djalin e tij

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 shpallën në kërkim shtetasit E. Z., 28 vjeç dhe E. N., 28 vjeç, pasi dyshohet se i kanë hequr lirinë, për disa orë, një 56-vjeçari, për shkak të një konflikti që kishin me djalin e tij.” – thuhet në njoftim.

Policia thotë se po punohet për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të rastit.

EMISIONET