Monitorimi, Berisha nuk ka votuar asnjë akt në Kuvend 4 muajt e fundit, Basha 17%, Rama 59% të tyre

Monitorimi, Berisha nuk ka votuar asnjë akt në Kuvend 4 muajt e

Instituti për Studimet Politike, ka hartuar një monitorim mbi Kuvendin, deputetët dhe aktivitetin e tyre gjatë legjislacionit të fundit.

Në këtë monitorim ka gjetje edhe për pjesëmarrjen e deputetëve në votime të ndryshme në Kuvendin e Shqipërisë.

Kështu, deputeti që nuk ka votuar asnjë akt në parlament gjatë 4 muajve të fundit, është ish-kryeministri Sali Berisha.

Ndërkohë, konkretisht deputetët e tjerë kanë votuar akte në kuvend si më poshtë: Lulzim Basha PD 17%, Fatmir Mediu PR 44%, Agron Duka PAA 50%, Dashamir Shehi LZHK 56%, Monika Kryemadhi LSI 57%, Edi Rama PS 59%, Shpëtim Idrizi PDIU 70% dhe Vangjel Dule PDBNj 70%.

“Një e dhënë interesante është se vetë kryeministri ka marrë pjesë në votime vetëm në 59% të akteve parlamentare, pavarësisht se në standardet e mira parlamentare kryeministrat janë pjesëmarrës në kuota maksimale. Zoti Rama ka pasur kuota të larta mospjesëmarrjeje edhe në legjislaturën e kaluar, kryesisht për shkak të mungesës së presionit dhe nevojës për të qenë i pranishëm në akte që janë parashtruar për shkak të raporteve të sigurta mbështetëse për mazhorancën në parlament.” – shkruan ISP në monitorim.

Ndërkohë, nga të dhënat e deputetëve që kanë votuar rreth 54 akte parlamentare rezulton se disa prej tyre kanë votuar më pak se në një të tretën e rasteve (Berisha, Basha, Çela, Bylykbashi, Likaj, Paloka, Duma dhe Bushati).

Po ashtu, 58 deputetë (kryesisht të PS-së) kanë votuar në 100% të rasteve në seancat plenare dhe natyrisht 100% pro qëndrimit zyrtar politik të subjektit politik.

Nga kryetarët e partive të opozitës, Basha e Mediu kanë gjithashtu kuotat më të ulta të pjesëmarrjes në votime, si dhe Idrizi dhe Dule kanë kuotat më të larta.

EMISIONET