Momenti prekës para gjykatës së Fierit, nëna dhe vëllai i Mateos i japin zemër njëri-tjetrit
Mes revoltës dhe dhimbjes së madhe ishte dhe ky moment prekës para gjykatës së Fierit.
Sapo e ëma e Mateo Vasiut që u vra barbarishrt nga fqinji i tij Klodian Çalamani mbaroi deklaratën për media duke kërkuar varjen e autorit, djali i saj i madh u afrua pranë saj për ta ngushëlluar dhe dhënë forcë.
Nënë e bir qëndruan të përqafuar për disa minuta.
Gjendja psikologjike e familjarëve të Mateos së vogël vijon të jetë tejet e rënduar nga tragjedia që u ndodhi në familje.
Ata nisën mbledhjen e firmave duke kërkuar varjen e 38-vjeçarit Çalamani.
Firmat e para ata i morën nga gazetarët ndërsa u spostuan më pas në qendër të Fierit duke ndaluar qytetarët për ta firmosur.