"Dua ta djegin në mes të Fierit, ti them çunit e mora hakun", revolta e mamasë së Mateos jashtë gjykatës
Gjykata dha masën e sigurisë "arrest me burg" për Klodian Çalamanin por familjarët nuk largohen nga gjykata.
E ëma e Mateos ripërsërit thirrjen për varjen e autorit që i mori më të voglin.
"Të varet në mes të Fierit, dua ta varin ta djegin. Më mori një foshnje, një 8-vjeçar, ma mori nga shkolla, ma gënjeu dhe mashtroi: I tha Mateo më sill një bukë në shtëpi. Ja çoi. I tha do të iki në shtëpi xhaxhai. Jo hajde futu brenda.
Ja futi me lopatë dhe e la të vdekur. Ma groposi, i vuri dhe nga lart dhe bënte sikur nuk kishte ndodhur gjë. Vajta në polici, më tha bërë kërkim, ku është Matua, e kërkoni se do ta gjeni më duket copa-copa, të vdekur.
Dua ta djegin në mes të Fierit, urgjentisht. Unë të jem e ngopur, ti them çunit e mora hakun si mama. Këtë dua, asgjë më shumë. Do presim, sot, nesër, pasnesër këtu jemi. Nuk mundem më si nënë".