Momenti kur mbështetësi i PD shkelmon derën e sallës ku Sali Berisha mblodhi Komisionin e Rithemelimit
Ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar mesditën e 21 dhjetorit 2021 selisë së Partisë Demokratike. një ditë pas protestës së thirrur para kryeministrisë kundër vizitës së presidentit Aleksandër Vuçiç në Tiranë dhe aferave të incineratorëve.
Teksa Berisha është futur në seli për të zhvilluar një mbledhje me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, në një tjetër sallë në selinë e PD ndodhej edhe kryedemokrati Lulzim Basha, i cili po zhvillonte një mbledhje me nënkryetarët e Partisë Demokratike dhe disa drejtorë strukturash vendore.
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit të PD mbeti për pak sekonda në korridorin e katit të dytë të PD-së pasi dera e sallës së konferencave ishte e kyçur.
Një nga mbështetësit e tij që e shoqëronte u orvat disa herë ta hapte duke e shtyrë por në pamundësi iu fut me shqelm dhe dera u hap.
Partia Demokratike e identifikoi si Fatjon Dautaj dhe sipas tyre është i kërkuar nga agjencia kombëtare e krimit në Britaninë e Madhe për trafik droge. Gjithashtu u njoftua se ishte bërë kallëzim penal ndaj tij.


