"Mjeku, hajduti, politikani..." Cili është profesioni më i paguar në Shqipëri?
Cili është profesioni më i paguar në Shqipëri? Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora.
Qytetarët shprehen të pakënaqur nga rrogat në vendin tonë. Ata thonë se pagat janë minimale, ndërsa çmimet e produkteve Janë të larta.
Të zhgënjyer disa prej tyre thonë se "hajdutllëku" është profesioni më i paguar në vend, duke ironizuar kështu pagat qesharake që merr një pjesë e madhe e shqiptarëve.
Një tjetër qytetar tha se politikanët marrin rrogën më të lartë në vendin tonë.
Ndër të tjera, profesionet më të paguara sipas shqiptarëve janë, mjekët, inxhinierët, avokatët dhe operatorët e Call Center.

