Mjegulla e dendur mbulon Kukësin, fushëpamje e kufizuar, apel për kujdes në qarkullim

Mjegulla e dendur mbulon Kukësin, fushëpamje e kufizuar, apel për

Orët e para të mëngjesit dhe paraditja e sotme në Kukës janë shoqëruar nga një mjegull e dendur që ka mbuluar të gjithë qytetin dhe zonat përreth.

Fenomeni është më i theksuar në pellgun e luginave dhe përgjatë aksit kryesor të Rrugës së Kombit, ku fushpamja është ndjeshëm e kufizuar.

Të gjitha lagjet e qytetit janë përfshirë nga mjegulla, ndërsa rrugët dhe sheshet kryesore duken të mbuluara nga një perde e trashë që vështirëson lëvizjen.

Për qytetarët e moshuar, ky fenomen meteorologjik sjell shpesh vështirësi në frymëmarrje, ndërsa për drejtuesit e automjeteve përbën rrezik të lartë në qarkullim.

Autoritetet policore kanë bërë apel për kujdes të shtuar në drejtim të automjeteve, veçanërisht në segmentin Kolsh–Morinë të Rrugës së Kombit.

Në pjesën midis ish-uzinës mekanike dhe Kolshit, dendësia e mjegullës është më e madhe, ndaj policia kërkon përdorimin e dritave të mjegullës, uljen e shpejtësisë dhe shmangien e parakalimeve të rrezikshme.

Mjegulla është një fenomen i zakonshëm për Kukësin gjatë vjeshtës dhe muajve të parë të dimrit, për shkak të pozitës gjeografike të qytetit dhe luginave përreth që mbajnë lagështinë e ajrit.

Historikisht, ajo ndikon në qarkullimin rrugor dhe jetën e përditshme të qytetarëve.

EMISIONET